Neymar ishte edhe njëherë protagonisti i ndeshjes së djeshme mes Paris Saint Germain përballë Celtic të vlefshme për fazën e grupeve të Uefa Champions League.

Përveç se me lojën e tij, në fund ai bëri një gjest, që tifozët skocezë u ndjenë të ofenduar. Pas përfundimit të ndeshjes, i riu Anthony Ralston, i skuadrës skoceze, shkoi për ta përshëndetur.

Por braziliani refuzoi t’i jepte dorën madje dhe i tha diçka, që i bëri gati lojtarët të grindeshin fizikisht. Por ishin lojtarët e tjerë, Cavani e Verrati që ndanë lojtarët.

Neymar shënoi golin e parë dje në fitoren 5-0 të Parisit kundër Celtic, duke bërë që francezët të zënë vendin e parë në grupin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb