Skuadra e PSG është skuadra e parë evropiane që i ka ardhur në ndihmë skuadrës së Chapecoense. Klubi parizien i sheikëve arab është gati të jap shumën e 40 milion euro si ndihmë për këtë tragjedi.

Kampionët e Francës kanë vendosur ta bëjnë këtë për ta mbajtur të gjallë klubin që ka përjetuar njërën ndër tragjeditë më të mëdha të futbollit.

Më parë të gjithë klubet e Seris A në Brazil kishin rënë dakort që të huazonin nga një ose dy lojtarë tek ekipi fatkeq, në mënyrë që t’i mbijetonte rënies nga kategoria.

Duket se e gjithë bota është solidarizuar me ngjarjen dhe klubit po i vijnë ndihma nga katër anët e botës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb