Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) tha se ueb-faqja WikiLeaks ka vënë amerikanët në rrezik, duke publikuar mijëra dokumente që, sipas WikiLeaks, kanë qenë pjesë e një spiunazhi amerikan.

“Publiku amerikan duhet të jetë thellësisht i shqetësuar nga çdo publikimi i WikiLeaks-it, i cili ka qëllim të dëmtojë aftësinë e komunitetit të inteligjencës për të mbrojtur Amerikën kundër terroristëve dhe kundërshtarëve të tjerë”, tha zëdhënësja e CIA-s, Heather Fritz Horniak.

“Publikimet e tilla jo vetëm që rrezikojnë personelin dhe operacionet e SHBA-së, por edhe i pajisin armiqtë tanë me mjete dhe informacione për të na dëmtuar”, tha ajo.

WikiLeaks, më 7 mars, ka publikuar gati 9,000 dokumente, që, siç ka thënë, i ka marrë prej Qendrës për Inteligjencë Kibernetike të CIA-s.

Ndërsa CIA nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e dokumenteve, Reuters ka cituar dy zyrtarë të kenë thënë në kushte anonimiteti se agjencitë e inteligjencës kanë qenë në dijeni për shkelje që në fund të vitit të kaluar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb