likimi nga “News 24” dhe “BalkanWeb” i një memoje të Drejtorisë për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura në Kuvend që këshillonte procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri me 84 vota ka detyruar Komisionin e Ligjeve të ndryshojë rendin e ditës.

Edhe pse më herët e kishin mohuar ekzistencën e kësaj memoje për Neës 24 dhe BalkanËeb tashmë dalin zbuluar.

Memoja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit e protokolluar më datë 21 nëntor do të futet nesër në rendin e ditës me relator Bledi Çuçin, për miratimin e procedurës së caktimit të përkohshëm të prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërsa mazhoranca shpresonte ta zgjidhte kryeprokurorin e ri me 71 vota, DMIP këshillon zgjedhjen me 84 vota, duke kujtuar se mbi gjithçka prevalon Kushtetuta.
kvuendi fut memon
Në memon e Kuvendit dërguar Komisionit të Ligjeve sqarohet qartë se Kryeprokurori i ri duhet të zgjidhet me 3/5 pra me 84 vota.

Ndërsa kryeprokurorin Adriatik Llalla e ndan vetëm një ditë nga përfundimi i mandatit, zhurma më e madhe po bëhet jo për emrin e pasuesit, sikurse duhet të ishte normale, por për mënyrën se si do të zgjidhet kreu i ri i organit të akuzës.

Për mazhorancën, deri në ngritjen e KLP-së, do të hyjnë në lojë dispozitat kalimtare të Kushtetutës, që kërkojnë një prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, që përmbush kriteret ligjore me një votim të thjeshtë prej 71 votash, sikurse sugjeron EURALIUS dhe OPDAT. Nga ana tjetër, kundërshtimit të opozitës i është shtuar edhe Kuvendi.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: