TIRANE-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e shprehur mbrëmjen e djeshme pas mbylljes së mbledhjes së Kryesisë që ka zgjatur 4 orë. Pas publikimit të përgjimeve nga debatet në mbledhjen e djeshme, Basha i përgjigjet prerë kritikëve.

Ai tha se për sa kohë do të jetë në krye të PD-së, nuk do të ketë fraksione brenda partisë.

Përmes një postimi një rrejtin social “Facebook”, Basha thotë se PD ka vetëm një kundërshtar, dhe është e vendosor të luftojë “aleancën me krimin”.

“PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjesht një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor dje; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”, shkruan kryedemokrati Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: