Albert Ajnshtajni ka qenë një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të historisë. Iu kundërvu publikisht regjimeve despotike të viteve 30 si dhe doli kundër racizmit. Mbështeti lëvizje të të drejtave civile në Amerikë dhe deklaroi në ndonjë rast se racizmi ishte një sëmundje e të bardhëve. Për këtë arsye kanë shkaktuar një habi disa komente që përmbajnë ditarët e tij, të cilët sapo janë publikuar për herë të parë.

Nga tetori i 1922 dhe marsi i 1923 Albert Ajnshtajni udhëtoi në disa vende aziatike dhe hodhi përshtypjet e tij në një seri ditarësh që ruheshin në Universitetin e Prinstonit. Në to ka shkruajtur gjëra që sot do të etiketoheshin si raciste. Për kinezët thotë për shembull se u ngjajnë më shumë automatëve sesa personave dhe se ata që punojnë si kafshë duken se nuk vuajnë në formë të ndërgjegjshme.

Komenton se në vend që të ulen në stola për të ngrënë e bëjnë të ulur në bisht në të njëjtën mënyrë sikur defekojnë. Dhe si kulm thotë se është e vështirë të dallosh meshkujt nga femrat dhe se nuk e kupton sesi meshkujve u duken tërheqëse femrat kineze për t’u riprodhuar. Me japonezët është disi më i butë, sepse vlerëson shpirtin e tyre të lartë dhe ndjeshmërinë artistike, por thotë se duken pak inteligjentë. Ka komente të ngjashme edhe për indianët.

Të gjitha komentet duhen vendosur në momentin në të cilin janë bërë dhe nuk mund të gjykohen me të njëjtën ashpërsi që do të përdornim në ditët e sotme, por edhe pse kështu ato reflektojnë një fytyrë tjetër të shkencëtarit që konfirmon se si të gjithë njerëzit kishte edhe ai komplekse dhe ishte kontradiktor. /bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb