I burgosuri politik për 17 vite me radhë Fatos Lubonja u është përgjigjur akuzave të familjes Kadare, nëpërmjet dy letrave që Ismail dhe Helena Kadare u kanë dërguar familjes Lubonja ku shprehin konsideratën e tyre të lartë për shkrimet e Fatosit.

“Letrat e Kadares janë në vitin 91 -92. Kadarenë e kam takuar disa herë, një herë në Vjenë, isha bashkë me mamanë dhe babain, pastaj takoheshim ,jam takuar dhe herë të tjera por jo shpesh. Unë për këto letra i kam mësuar tani, dhe më tha mamaja, e cila u detyrua të reagojë. Unë jam akzuzuar si shkrimtar, jo si djali i Todi Lubonjës, ai ka gënjzer dhe dokumentat e tregojnë që ka shpifur.” – u shpreh Lubonja.

Më poshtë faksimile të letrave dhe pjesë të tyre të zbardhura, ku Ismail dhe Helena Kadare i thurin lavde Fatos Lubonjës:

Ismail Kadare

“Po aq më gëzoi dhe më pëlqeu shkrimi i Fatosit në “ Zëri i Rinisë”. Nga Shqipëria herë pas here vjen shumë dëshpërim, shumë hidhërim e pezm. Kështuqë valët e ndritshme me shpresë dhe fisnikëri të gëzojnë shpirtin.”

 

Helena Kadare

“Artikullin e dytë të Fatosit, e lexuam mbrëmë. Kur e lexova, sytë mu mbushën me lot dhe me dukej se dhe gurët e rrugës, mund të lëviznin nga fisnikëria që rrezatonin ato fjalë. Për Fatosin, më ka folur shumë dhe një grua norvegjeze, që sapo qe kthyer nga Shqipëria, kur ne ishim në Norvegji. Ajo çmonte mençurinë, por sidomos maturinë e tij.

Shkrimi i Fatosit në gazetë, me ka impresionuar shumë. Mençuria gjeneroziteti e toleranca, që ishin aq transparente, të bënte të mendoheshe thellë për gjithçka thoshte ai aty. Është vërtet diçka hyjnore, të mendosh që fjalë të tilla, i thotë një njeri, që sapo ka dalë nga dyert e ferrit. Dhe aq më tepër, të kujtosh se ai i ka shkruar ato, kur ishte atje brenda. Disa herë thamë me Ismail-in, “si është e mundur”? Por kur mendon se ai është djali juaj, i ju të dyve, atëherë gjithçka bëhet e kuptueshme dhe e mundshme. Jepini atij urimet dhe përgëzimet tona.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb