TIRANE- Sot Krishtlindjet festohen nga të gjithë shqiptarët e krishterë, por në komunizëm gjërat nuk ishin kështu. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar sot një dokument që dëshmon urimin e fundit të bërë në Shqipërinë komuniste, pikërisht në vitin 1966, e që prej andej, feja ndali së qëni pjesë e jetës së shqiptarëve, për t’ju rikthyer hapur ritualeve dhe festave pas viteve 90-të me ardhjen e demokracisë.

Siç lexohet në dokumentin e ruajtur nga arkivat është kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi Dhimitër Kokoneshi, i njohur me emrin fetar Damian në 23 dhjetor të 1966 i uron Krishtlindjet, Kreut të Kishës Ortodokse Shqiptare Imzot Ernes Çobës.

urimi 2

urimi 1

Urimi i fundit i Krishtlindjeve, 1966.

Më 23 dhjetor 1966, Kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi Damian, përmes një telegrami, i uron Krishtlindjet Kryetarit të Kishës Katolike të Shqipërisë, Imzot Ernest Çobës. Ishin Krishtlindjet e fundit përpara fillimit të periudhës ateiste në Shqipëri. Foto: AQSh.)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: