Nga DORJANA BEZAT

Interpol ka publikuar foton e autorit të shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen në Rinas të ndodhur më 1 korrik të vitit 2016. Ai është 40-vjeçari Aleks Pepa me origjinë nga Elbasani, raporton “BalkanWeb”.

Mendohet se Pepa kishte rolin e shoferit në vjedhjen brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e dy personave të tjerë.

Gjurmët që kanë çuar në zbulimin e tij ishte parukja e gjetur në automjetin, të cilat autorët i vunë flakën pas grabitjes. Në paruke u gjet material i mjaftueshëm dhe analiza e ADN, çoi në identifikimin e tij, shkruan “BalkanWeb”. Në faqen zyrtare të Interpol thuhet se Pepa është pjesë e një organizate kriminale.

Ai dyshohet edhe për disa vepra të tjera penale. Grabitja brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit më 30 qershor 2016, ishte  një nga ngjarjet më të bujshme, ku u fol për miliona euro të grabitura. Ndërsa u vlerësuar edhe si cenim i sigurisë kombëtare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb