Ka ardhur më në fund kënga zyrtare e botërorit të futbollit, i cili do të mbahet në Rusi. Pak ditë më parë faqja zyrtare e FIFA 2018 publikoi lajmin se kënga e këtij botërori do të vinte bashkëpunim i Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefit.
‘Radio Vibe’ dhe ‘Kolumbia W Radio’ njoftuan për herë të parë bashkëpunimin midis Smith dhe Jam, me raporte të tjera që konfirmuan se Era Istrefi është vendosur të bashkohet me ta. Kënga është krijuar nga amerikani Diplo.
Kënga u lançua ditën e djeshme dhe do të jetë klipi zyrtar i Kampionatit Botëror 2018 që do të mbahet në Rusi. “Live it Up” është një këngë me ritme verore, e cila i përshtatet pikërisht një gare të futbolli.
Këngëtarja shqiptare këndon në gjuhën angleze, kurse në refren spikat me zërin atraktiv duke dominuar në tërësi këtë projekt.
Theksojmë se kënga do të ekzekutohet në natën finale të botërorit, e cila besohet se shikohet zakonisht mbi dy miliardë njerëz.
Ky është suksesi i radhës i madh për Era Istrefin, e cila krijoi njohje ndërkombëtare me projektin e saj “BonBon”.
(BalkanWeb)