KOSOVE– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar në Facebook letrën që i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me transformimin e ushtrisë së Kosovës. Thaçi shprehet se Kosova nuk duhet të marrë leje nga Serbia për vendimet e saj sovrane, ndërsa opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që prej 3 vitesh se po punohet për këtë çështje.

Statusi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Siç jeni të njoftuar, dje i kam dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën shkurtimisht kam paraqitur të gjitha argumentet kushtetuese, ligjore dhe politike për domosdoshmërinë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës dhe kam shpjeguar pse ky transformim duhet të ndodhë pikërisht tani.
Ky transformim nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë jemi duke punuar në këtë drejtim.
Ky veprim do të mund të konsiderohej i njëanshëm vetëm në rast se dikush nga bashkësia ndërkombëtare aludon që Kosova duhet të marrë leje nga Serbia për vendimet e saj sovrane.
Më lejoni të jem i qartë: kjo nuk do të ndodhë.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë në versionin shqip që ia kam dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. HTH.
17192190_1403618129708542_1654160077936716960_o
17211987_1403618323041856_5205995941682568377_o
17239974_1403618969708458_2613750126815225944_o
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb