TIRANE- Për të gjithë ata maturantë që janë në pritje dhe ankth, kanë dalë notat e provimit të Anglishtes.
Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar ditën e sotme listën e rezultateve, për Maturën 2018.

Kujtojmë se provimi i gjuhës së huaj u zhvillua në 206 gjimnaze dhe zgjati dy orë e gjysmë. Ndërkohë, maturantët janë në pritje edhe të përgjigjes për notat e Letërsisë dhe Matematikës. Sakaq, ditën e mërkurë janë edhe dy provimet me zgjedhje, duke mbyllur kështu ciklin e Maturës Shtetërore 2018.

Nga lista rezulton se 1% e maturantëve janë ngelës.
– 99% kalues
– 20% me notën 10 nga 45-50 pikë
-463 mbetesa
Klikoni KËTU për të parë notën tuaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb