TIRANE- Në seancën e sotme gjyqësore ku ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhiaj kërkoi rihapjen e dosjes “Hajdari” avokati i tij paraqiti një dokument të SHIK-ut të asaj kohe, për të vërtetuar se emri i Izet Haxhisë nuk përmendet mes emrave të vrasësve.

Në dokumentin tre faqësh të siguruar për “BalkanWeb” , përshkruhet e gjithë dinamika e vrasjes së Azem Hajdarit në 12 shtator 1998, përfshirë edhe autorët e krimit, konfliketet me Haklajt dhe ngjarjet e e ndodhura në Tropojë.
dokument 2
Dokumenti është një letër që SHIK ia dërgonte Kryeministrit Pandeli Majko dhe Presidentit Rexhep Meidani, por emri i Izet Haxhisë nuk përmendet mes atyre të vrasësve.

dokumenti 4Në dokumentin e SHIK flitet edhe për trafikun e armëve nga Gramshi drejt Tropojës me destinacion Kosovën si dhe përfshirjen e Azem Hajdarit në këtë ngjarje.
dokument 1

dokument 3
“BALKANWEB” SJELL TE PLOTE TEKSTIN E DOKUMENTIT
Nga disa burime të besueshme informative, të pavarura prej njëri-tjetri dyshohet se, autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muharrem Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Ferz Kërnaja, që të tre nga rrethi i Tropojës.

Në këtë dokument thuhet ndër të tjera se origjina e konfliktit mes këtij grupi dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS, Gafur Mazreku ndaj Azem Hajdarit më datë 18 shtator 1997.

PD-ja pas kësaj ngjarje kërkoi që të realizonte një miting proteste në Tropojë. Shefi i Komisariatit të Policisë në atë përiudhë Fatmir Haklaj nuk ju dha leje dhe për pasojë krijoi konflikt me të quajturin Fatmir Hoxha, i cili është nga fshati Luzhë i Tropojës, në atë kohë ka qënë oficer i Policisë Kufitare në Shkodër, aktualisht qëndron i mbyllur në shtëpi për motive hasmërie.

Në datë 5 janar 1998 në qafë Luzhë, Tropojë vritet Shkëlqim Haklaj, i vëllai i Fatmir Haklës së bashku me kunatin e këtij të fundit të quajtur Kujtim Demiri. Kjo vrasje u dyshua të ishte bërë nga Haki Hoxha dhe Abdyl Matoshi nga fshati Luzhë, ish-oficer i Policisë në Burrel, të dy të shtyrë nga Azem Hajdari.

Më datën 6 janar 1998 në fshatin Cernice të Tropojës vritet Avdyl Matoshi, Gjin Kolbuçaj nga Bukova e Tropojës dhe Naim Dizdari i cili kish grua motrën e Abdyl Matoshit. Në këtë vrasje Fatmir Haklaj nuk ka marrë pjesë vetë.

Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë rreth orës 24:00 është çuar i plagosur në spitalin e Tiranës ku edhe ka vdekur. Në xhep i është gjetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta ish-shefi i Komisariatit Tropojë. Për këtë person dyshohet se mund të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes mes dy grupeve nga Azem Hajdari, ose është vrarë nga grupi i Jaho Mulosmanit, për të humbur gjurmët e krimit.

Ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit kanë udhëtuar për tërë natën në drejtim të Tropojës, ku kanë mbërritur rreth orës 05:00 të datës 13 shtator 1998.

Ish- ministri i Rendit Publik, Perikli Teta ka marrë dy herë Tropojën për të verifikuar vendndodhjen e Jaho Mulosmanit, i cili kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në Komisariat me pretekstin se ishte i sëmurë. Në orën 22:00 të datës 12 Shtator 1998 kur në shtëpinë e Jahos shkuan një grup policësh, babai i tij Salih Mulosmani, u tha që ishte brenda në dhomë dhe ata vetë nuk e verifikuan.

Taulant Dedja, përfaqësues i qeverisë për Tropojën, në mëngjesin e datës 13 shtator 1998, rreth orës 7:15 e ka konfirmuar ndodhjen e Jaho Mulosmanit në Tropojë.

Në vendngjarje është ndodhur edhe makina e Fatmir Metës tip “Fuoristradë” e me llampën, sinjalin e policisë. Me këtë makinë Jaho Mulosmani ka qarkulluar në Tiranë dy ditë para ngjarjes dhe atë ditë që u krye vrasja. Pas ngjarjes, Fatmirmi nuk shkoi më në Tropojë dhe aktualisht është në dispozicion të Ministrisë së Rendit Publik.

PER CFARE PERMENDET IZET HAXHIA
Në vendngjarje është ndodhur edhe makina e Ismet Haxhisë, Shefi i Qarkullimit Rrugor në Tropojë, vëllai i Izet Haxhisë. Kjo makinë është “Tipo” me targa “Policia 203”. Ismet Haxhia kishte ardhur në Tiranë 2-3 ditë para ngjarjes dhe është larguar prej saj ditën e mërkurë, pra katër ditë pas vrasjes.

TRAFIKU I ARMEVE DHE PERFSHIRJA E AZEMIT
Ismet Haxhia ka vëlla dhe Ismaedin Haxhiaj, Ismaedini dhe Halil Haklaj, vëlla i Fatmir Haklajt zhvillonin sëbashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gramsh me Rudi Bardhoshin, subjekt i ynë në gjurmim për trafik armësh. Me këtë ofertë ishin përzierë edhe Azem Hajdari e Ahmet Krasniqi, ministër i mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës. Rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi drejt Tropojës, arrestohet nga policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhiaj. Me ta ndalohet e më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi i cili sipas informacioneve tona ka biseduar në telefon me Azem Hajdarin e Shaban Meminë dhe ka dhëën informacion për trafikun e armëve. Ky fakt është marrë vesh nga Halili e Ismaedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998 dhe ka acaruar më tej situatën mes tyre.

Grupi i vrasësve të Azem Hajdarit dyshohet se është edhe autori i vjedhjes së fundit të Bankës sëTropojës, ku janë vjedhur rreth 600 milion lekë, të cialt i mbajnë në shtëpi si dhe autorë të grabitjes së makinave të OSBE-së, Kryqit të Kuq etj, me të cilat shëtisnin lirisht në Tropojë.
Theksojmë se ky grup në vazhdimësi ka dëshirën për të vrar edhe ish-Presidentin Sali berisha gjë për të cilën ky i fundit ka dijeni.

Nga ana jonë po punohet për të sqaruar, verifikuar e vërtetuar më tej të dhënat që disponojmë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb