TIRANE – Është folur shumë për programin e ri të moderators Marina Vjollca. Pasi u zbulua titulli i tij dhe konkurrentët, mbetet të mësohet vetëm data e fillimit, por duket sikur produksioni ka ende punë deri sa ta vendosë, ndërsa Marina ka vazhduar me muajin e mjaltit.

Me anë të një videoje të postuar nga Marina në Instragam moderatoja tregon se emisioni “C’est la vie” do të nisë shumë shpejtë në orën 20:00.
E shtrirë në shtrat, e veshur me një këmishë mëndafshi, Marina duket mjaft joshëse dhe seksi.

Një jastëk i fluturuar mbi televizorin që transmeton ndeshje duket sikur tregon që Marina i ka dhënë fund tashmë programeve sportive dhe të dielën të gjithë ata që nuk i pëlqejnë ndeshjet, kanë një alternativë tjetër në ekran, programin e prezantuar nga Marina Vjollca. Fillon… së shpejti!

Se shpejti…

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: