Zhduket gazetari Stefan Cvetkovic që po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviçit. Makina e Cvetkovic u gjet e hapur mbrëmë në Bella Cerkvë të Serbisë.

“Stacioni i policisë në Bela Crkva është njoftuar se në Rrugën e Beogradit në Bela Cërkvë ka gjetur një automjet të parkuar të markës ‘Polo’ në pronësi të babait të tij, në të cilin dera e shoferit ishte e hapur”, njofton Ministria e Brendshme e Serbisë.

Gazetari Cvektovic gjatë majit kishte mbajtur një konferencë shtypi në të cilën kishte thënë se ai ishte mbajtur gjashtë orë në pikën kufitare në Jarinë dhe se pas kësaj nga Policia e Kosovës kishte marrë dokumentin me të cilin konfirmohej se ai ishte me urdhër të prokurorit special që udhëheq hetimet për vrasjen e politikanit Oliver Ivanovicit.

Cvetkovic asokohe kishte thënë se në Kosovë kishte shkuar me punë gazetarie sepse, siç kishte deklaruar ai po punonte në hulumtimin e vrasjes së Oliver Ivanovicit.

Në muajin shkurt në Beograd ai kishte mbajtur një konferencë për shtyp ku kishte shfaqur fotografitë e njerëzve të cilët siç thoshte ai dyshohet se ishin të përfshirë në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP.

Policia njoftoi se kishte nisur kërkimet dhe se prokuroria ishte informuar për incidentin. Siç tregon Beta, dëshmitarët okularë kanë thënë se ora e dorës e Cvetkoviç u gjet e këputur.
Agjencia Beta u përpoq të komunikonte me Cvetkoviç, por të gjithë telefonat celularë ishin shkëputur.

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve Serbë dhe Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës tha se policia duhet të ndërmarrë kërkime më intensive për zhdukjen e gazetarit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb