Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
4 - 1

Belgjikë - Tunizi

RUSI 2018
17:00

Republika e Kores - Meksikë

RUSI 2018
20:00

Gjermani - Suedi


Publikoi foto të vajzës me Nexhmije Hoxhën, sherr mes Rezerta Shkurtës e Dalina Buzit

28340252_10208961171386232_840554723_o

Një ditë pasi nusja e nipit të Enver Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta publikoi një foto të vajzës së saj në Instagram me të venë e diktatorit, Nexhmije Hoxha kanë vërshuar kritikat dhe përplasjet.

Rezarta Shkurta ka reaguar ashpër ndaj Dalina Buzit, pasi kjo e fundit në një shkrim thoshte se këngëtarja i thurte lavde herë pas here diktatorit Enver Hoxha.

Ajo thotë se gjysh të madh ja thotë vajzës për të kuptuar ndryshimin mes dy gjyshërve të tjerë, madje e i thotë Dalina Buzit se është më diktatore se vetë diktatorët.

6yuh7jnmn

okii

okiiiii

Shkrimi një ditë më parë nga Dalina Buzi në Anabel.al:

Këngëtarja e kthyer në sipërmarrëse, Rezarta Shkurta, përpara disa orësh publikoi një foto të vajzës së saj Hera me stërgjyshen Nexhmija Hoxha, që për ata që lindën dje, është ish-bashkëshortja dhe ish-këshilluesja më e afërt e diktatorit Enver Hoxha.

Komenti që shoqëronte foton ishte shkruar me shumë dashuri “Ne e kemi shumë xhan nëna Mian, edhe pse ja marrim të gjithë stilolapsat ku ajo çdo ditë shkruan dhe hedh kujtimet e saj  me gjyshin e madh.”

Tani nuk duam t’i futemi e të analizojmë mendjen e kësaj vajze e cila ishte vetëm 4 vjeç kur ra diktatura. Nuk duam as të kuptojmë se si e quan të madh një njeri, i cili si udhëheqës për 41 vjet, është fajtori kryesor që duke kërkuar të ruante kontroll të plotë mbi shqiptarët, e izoloi tërësisht nga bota dhe e çoi vendin drejt një katastrofe ekonomike dhe politike. Më shumë nuk duam t’ju themi për Enver Hoxhën, se mjafton të pyesni njeriun e parë që ndeshni në rrugët e qytetit tuaj.

Nuk duam as të kryqëzojmë Rezartën për këto postime të herëparshershme dashurie që i thurr gjyshit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha (djali i djalit të madh të Enverit, Ilir Hoxhës), se fundja i ka futur dyllin njërit vesh dhe preferon të dëgjojë vetëm nga veshi tjetër versionin e familjes Hoxha.

Por ajo që vërtet na trishton është fakti që ky postim ka marrë pëlqimin e më shumë se 2800 njerëzve (deri në orën 13:25 të datës 20 Shkurt), të cilëve nëse u sheh profilin, kupton që janë meshkuj dhe femra të moshave të ndryshme. Pra gati 3000 vetë emocionohen nga “Gjyshe Mia” dhe “Gjyshi i Madh”.

Pavarësisht se Rezarta është treguar “e mençur” duke hequr opsionin e komenteve për të shmangur edhe rrymën e mllefit, fakti që ka ende kaq shumë njerëz që miratojnë atë çfarë këngëtarja mendon për gruan e cila është bashkë-fajtore (të paktën si mbështetëse e flaktë) e asgjësimit, internimit, censurimit të qindra mijëra shqiptarëve, fakti që ajo ndiqet e mbështetet nga mbi 300,000 vetë, të cilët nuk e kanë problem kur ajo nuk i respekton duke thurrur lavde për njerëz që të paktën kanë prekur drejpërdrejt 2/3 e këtyre ndjekësve, do të thotë që mes shqiptarëve mund të kemi një problem të rëndë shëndetësor, të cilit ne e diagnostikuam si Amnezi Post-Traumatike.

Shpjegimi mjekësor i Amnezisë Post-Traumatike është : Shkaktohet kryesisht nga një goditje në kokë dhe mund të kalojë apo të jetë permanente, në varësi të shkallës së dëmtimit. I godituri nuk ka kujtesë për ngjarjet përpara goditjes dhe mund të mos jetë i aftë të njohë njerëzit.

Pra, dhuna e diktaturës në të gjitha format e saj do të ketë qënë aq e rëndë, sa padyshim ka shkaktuar goditje shumë të mëdha tek mijëra shqiptarë të cilët sot mesa duket nuk janë në gjendje të kujtojnë bëmat e këtyre gjyshërve ose ndoshta nuk i njohin më.

Por fundja nuk kanë faj. Nexhmija me gjithë familjen e ish-bllokistë të tjerë kanë kaq shumë vite që trajtohen si “showbiz” me lajme rozë e me intervista të dhimbsura, saqë këtyre njerëzve, ndoshta u duken të mirë. Rehabilitimi që i është bërë herë pas here edhe nga vetë qeveritarët këtyre figurave, ka ndihmuar në zgjatjen e kësaj amnezie. Fundja mund të jetë bërë edhe qëllimisht. Se nëse ky popull fal një prej diktatorëve më të egër në botë, atëherë shpjegohet fare mirë përse ka falur me votat e tij deri më sot 97-ën, 7%, Gërdecin, Betonizimin e shumë të tjera, që nëse s’ju kujtohen, s’keni faj. Është thjesht amnezia. Lajm i keq për ne dhe shumë lajm i mirë për politikën.

(BalkanWeb)


Komente ( 1 )