ANKARA- Një delegacion zyrtar amerikan pritet të takohet ditën e martë dhe të mërkurën me autoritetet turke në kuadër të hetimit mbi ish-imamin, Fethullah Gulen, i cili akuzohet nga Ankaraja se fshihet pas puçit të dështuar ushtarak të 15 korrikut.

Burime për AFP pohuan se: “Ky delegacion i përbërë nga katër përgjegjës të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit do të zhvillojë takime juridike, në kuadër të vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, të mërkurën në Ankara”.

Pas tentativës për grusht shteti, presidenti turk Erdogan i kërkoi SHBA-së arrestimin urgjent dhe ekstradimin e Fethullah Gulen, që jeton në tokë amerikane që prej vitit 1999. Ndërkohë, Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, i kishte bërë gjithashtu një kërkesë të dytë SHBA-së në fillim të gushtit për arrestimin e Gulenit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: