PUKË- Një automjet furoistradë përfshihet nga flakët në Pukë. Ngjarja ndodhi në fshatin Lumzi, teksa mjeti tip ‘Mitsubishi’ me targa AA 507 FV, në pronësi të shtetasi Paulin Kola, ishte i parkuar në anë të rrugës.

I vetëdijshëm se mjeti nuk ishte vetëdjegur si pasojë dhe e gjendjes shumë të mirë teknike, drejtuesi i tij Paulin Kola ka njoftuar menjëherë policinë e Pukës, e cila nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk ka konstatuar ndonjë defekt që mund të këtë shkaktuar zjarrin, duke lënë të kuptohet se makina fuoristradë ishte djegur qëllimisht.

Lidhur me ngjarjen policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit, ndërkohë që ka filluar hetimi lidhur me zbardhjen e plotë të rastit, i pari i këtij lloji gjatë viteve të fundit në rrethin e Pukës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: