PUKE- Eksploziv automjetit të drejtorit të Spitalit të Pukës, Enver Sulejmanit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në një garazh, në afërsi të bashkisë së këtij qyteti.

Burime nga policia lokale bënë me dije se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sakaq forca të shumta policore dhe ato zjarrëfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Vetë drejtori i spitalit thotë për News24, se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me shkurtimet e ndërmarra së fundmi në spitalin e Pukës. Por, sipas tij këto shkurtime kanë ardhur si pasojë e reformës nga Ministria e Shëndetësisë dhe nuk janë bërë me urdhër të tij. Sulejmani e quan këtë një presion të hapur që i bëhet atij, ndërsa i kërkon organeve përkatëse të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: