PUKE – Një kullë në fshatin Gojan të Pukës është shkrumbuar nga flakët, duke lënë në qiell të hapur 15 personat që jetonin aty. Mësohet se kulla ishte në pronësi të shtetasit Pjetër Marku dhe në të jetonin 2 familje me 15 anëtarë.

Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, që u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën, duke e shkrumbuar pothuajse tërësisht.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar.
(er.nuBalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: