NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

4 racione pule
Kripë, piper, rigon/rozmarinë
6 panxhar
Cipa dhe lëngu i 1 portokalli
4 lgj vaj ulliri
2 lgj uthull balsamike
1 tufë nenexhik
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Fillimisht lajmë panxharin mirë dhe ashtu siç e kemi me lëkurë e marinojmë mirë me kripë, piper të zi dhe vaj ulliri. E mbështjellim me alumin dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 220 gradë Celsius për 45 minuta.

Ndërkohë marinojmë mishin e pulës me pak vaj ulliri, kripë, piper, rozmarinë ose rigon dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

Pasi panxhari të jetë pjekur e largojmë nga furra, e lemë të ftohet pak dhe më pas e qërojmë, e presim në feta dhe e marinojmë me uthull balsamike, vaj ulliri, cipë dhe lëngun e 1 portokalli. Mirë është që ta lemë për disa orë që të marinohet sa më mirë.

Më pas servirim mishin e pulës të pjekur se bashku me panxharin e marinuar. Ky gatim shoqërohet shumë mirë me oriz ose me patate furre.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: