Nga: ZONJA VJOLLCA
600 gr mish pule (4 kofsha)
1 kokërr qepë
2 karrota mesatare
2 degë selino
2 thelpinj hudhër
2 speca (1 jeshil, 1 të kuq)
150 ml verë të bardhë
250 gr domate
1 kungull
1 degë rozmarinë
1 dado pule, majdanoz
Kripë, piper i zi

Vendosim vajin e ullirit në një tigan të thellë, e ngrohim atë dhe vendosim fillimisht kofshat e pulës të lara dhe të thara. I skuqim pak nga të gjitha anët derisa të zverdhen, më pas shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim derisa qepa të bëhet transparente. Më pas shtojme karrotën dhe selinonë dhe i trazojmë së bashku derisa të fillojë të shterojë pak lëngu i tyre. Më pas e shuajmë gatimin me verë të bardhë dhe sapo alkooli i verës të avullojë shtojmë një degë rozmarinë të freskët, specat dhe kungullin të prerë në gjysëm rrathë me trashësi mesatare. Shtojmë në fund dhe domatet të prera në copëza të mëdha pa lëkure, kripë dhe piper të zi. Vendosim kapakun dhe e leme gatimin të ziejë ngadalë në temperaturë nën mesatare për 25-30 minuta. Mund të hedhim shumë pak ujë nëse shikojmë që gatimi thahet, do të mjaftonte vetëm 1 filxhan ujë pasi nuk duhet të përfundojë gatimi me lëng.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb