NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 pulë 1- 1.2 kg
1 karrotë, 1 selino, 1 presh
350 gr qepujka
5 thelpinj hudhër
1 lç trumzë
3 gjethe dafine
350 gr kërpudha
50 gr pure domate Star
3 lgj miell Teuta
500 ml verë të kuqe
250 ml lëng pule
4 lgj vaj ulliri Olitalia
Kripë, piper i zi, majdanoz
Përgatitja
Fillimisht lajmë dhe thajmë pulën, më pas e presim në copa. Qërojmë qepujkat dhe i lemë ashtu rrumbullake të pa prera.

Qërojmë karrotën dhe e presim atë pjerrtas me gjatësi 1.5 cm, po ashtu preshin dhe selinonë i presim në unaza 1 cm, kërpudhat i presim në katërsh.

Bashkojmë në një tas karrotën, selinonë, preshin, qepujkat, hudhrat të pa prera, trumzën, gjethet e dafinës, kripën, piperin e zi dhe 2 lugë vaj ulliri.

Në një tigan të thellë ngrohim pak vaj, kalojmë pulën në pak miell dhe e skuqim lehtë derisa të zverdhet pak mishi. Largojmë copat e pulës dhe në po atë tigan hedhim të gjitha perimet që kemi në tas. Sapo të ulin pak nivelin shtojmë kërpudhat, purenë e domates, kripë dhe piper. I trazojmë për pak minuta dhe më pas i shuajmë perimet me mishin e pulës me verë të kuqe. I lemë të marrin valë duke shtuar dhe pak lëng pule. E lemë gatimin të ziejë për 10 minuta. Pas 10 minutave e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta duke e mbuluar tavën me letër alumini për 30 minuta. Më pas e heqim atë dhe e lemë tavën të zbuluar që perimet dhe mishi të thahen pak.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb