Që duhet të punojmë me masë këtë gjë e dinë të gjithë, por ritmi modern i jetës dhe recesioni e kanë bërë të veten, kështu që edhe tek ne është bërë moderne të punohet prej mëngjesit deri vonë.

E vërtetë është që shumica e njerëzve këtë gjë e bëjnë sepse janë të detyruar nga kushtet, dhe jo se duan, por kjo gjë nuk i ndryshon shumë gjërat.

Rezultatet e Institutit finlandez për Mbrojtje të Shëndetit ka analizuar në detaje 12 hulumtime të kryera në gjithsej 22 mijë njerëz, në kërkim të lidhjes mes punës jashtë orarit dhe sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

Rezultatet janë katastrofale. Personat që kanë punuar më shumë se tetë orë në ditë kanë pasur 40-80 për qind shanse më të mëdha për të shfaqur sëmundje të zemrës, ndërsa rreziku është rritur proporcionalisht me shtimin e orëve jashtë orarit të punës.

Me orarin e zgjatur të punës vijnë edhe shprehitë e këqija të të ushqyerit jo të shëndetshëm, mungesa e kohës për ushtrime, dhe faktorët tjerë që rrisin rrezikun nga sulmi në zemër dhe në tru, ndërsa në pleqëri sjellin edhe dementian.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: