TIRANE– Kryeministri Edi Rama në një takim mbi nxitjen e punësimit, ridimensionimin e rolit të zyrave të punës pohoi se në këto 4 vite janë ofruar shumë programe punësimi.

Kreu i qeverisë tha se 190 subjekte kanë përfituar si dhe 60 mijë të papunë që kanë përfituar kurs falas.

Mes të tjerash ai shtoi se përtej mjegullës së pakënaqësie, e vetmja rrugë është që të vazhdohet puna.

“Shumë faleminderit për ata që erdhën në këtë aktivitet ka destinacione të tjera të vendit të punës. Kjo për të dëshmuar faktin se pavarësisht problematikës së papunësisë, pasqyrës së kësaj problematike që shpesh herë është e deformuar si pasojë e paragjykimeve, duke mos e refuzuar punën në sektorin privat. E vërteta është që në këtë fushëbetejë kemi rezultate inkurajuese. Rritja e numrit të njerëzve që sot jetojnë me punë dhe që në krahasim me numrin e njerëzve që jetonin me pune dhe ishin pjesë e borderosë së republikës, është rritje e pamohueshme. Në rast se i referohemi fakteve dhe jo kur opinionet tona i shesin si fakte. Reformat që kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultate edhe në këtë aspekt. Posaçërisht reforma e arsimit, duke i dhënë një shtysë të re arsimit profesional, ka dhënë frytet e saj. Reforma e shërbimit të punësimit ka nevojë që të thellohet dhe nuk ka dyshim se do të na sjell rezultate të reja. Por fakti është fakt, nëpërmjet zyrave të punës, falë Shërbimit Kombëtar të Punës, dhe falë një lidhje të re të këtij shërbimi dhe sipërmarrjes, ne numërojmë sot mbi 80 mijë njerëz që janë punësuar vetëm nëpërmjet kësaj lidhje. Janë 190 subjekte dhe shumë të papunë që kanë përfituar nga programet e nxitjes së punësimit në 4 vite janë 60 mijë të papunë që kanë përfituar kurs falas në një nga qendrat e shërbimit profesional. Këto janë të dhënat, por nuk mjaftojnë për të qenë të kënaqur, por mjaftojnë për të kuptuar se jemi në rrugën e mbarë. Përtej mjegullës së pakënaqësisë, të shtrembërimit, e vetmja rrugë është që të vazhdojmë punën.”, tha Rama.

Ai shtoi se: “Vazhdojmë punën dhe e bëjmë punën tonë në mënyrë që t’i japim sa më shumë zgjedhje njerëzve që duan të jetojnë në punë në këtë vend. Sikundër ka dhe një të vërtetë që ne e shohim si sfidë, puna e mirëpaguar, puna e mirëshpërblyer, ne kemi ende një mal të tërë për të ngjitur. Unë do e përsëris thirrjen publike për këto kompani se nuk mund të shmangen ndaj detyrimeve të shtetit duke mos i dhënë punëtorëve atë që meritojnë. Na se një pjesë po ta jap me letra, një pjesë në të zezë, kjo duhet të marrë fund. Këto duhen thënë se ne kemi shumë më tepër mundësi dhe prandaj kemi një program shumë agresiv në mbështetje të punësimit, në mbështetje të sipërmarrjeve që kanë nevojë për më shumë të punësuar, dhe dua të përsëris këtu janë mbi 36 mijë vende të lira pune, sot, tani që po flasim. Nuk janë vende të lira pune uniforme, dhe për nivelin më të ulët të pagave, jo, janë vende të larmishme”.
(ed.me/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: