FIER- Punëtorët e Rafinerisë së naftës në Fier janë hedhur sot në protestë pasi prej tre muaj nuk kanë marrë pagat.

Ata shprehen njëzëri se pavarësisht shpresës që lekët do t’i merrnin për Vitin e Ri, kjo gjë nuk ndodhi.

Protestuesit shtojnë më tej se nuk kanë të ardhura as për të paguar detyrimet e energjisë elektrike si dhe ujit të pijshëm, ndërsa shtojnë se prej 18 muajsh nuk u janë paguar sigurimet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb