TIRANË- Elena Avdillari, 23-vjeçarja që vdiq pas mesnate bashkë me taksistin që e shoqëronte drejt Tiranës, jetonte me prindërit e saj, ndonëse ishte e martuar.

Fotot e shtëpisë përdhese dhe modeste aty ku nëna vazhdon kujën, edhe pas ceremonisë së varrimit, ka mundur t’i sigurojë për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat.
aksidenti ne durres shtepia e elenes

elena-aksidenti-ne-durresaksidenti-ne-durres-shtepia-e-elenes
Pak fjalë dhe pak detaje për të bijën, më shumë lot e dhimbje në sytë e gruas që pranon vështirësitë ekonomike. “Unë punoj në fshesë, turni i tretë çdo natë, Vajza ishte e martuar, por jetonte tek ne dhe na ndihmonte financiarisht pasi jemi të varfër”,- thotë mes lotësh Rozafa Glloga.
Sipas nënës, e bija kishte nisur një punë në Itali me shoqet, dhe mbrëmë do të shkonte atje për herë të katërt. Por gruaja e veshur me të zeza nuk di të sqarojë arsyet e kthimit të saj.
aksidenti-ne-durres-nena-e-elenes
Nëna thotë më tej se personin që ka përplasur taksinë, tropojanin që u largua nga vendi i ngjarjes Fatjon Zhaporja ajo nuk e njihte.
“Të shpallurin në kërkim nuk e njohim, i bëjmë apel shtetit që ta gjejë e të vihet para përgjegjësisë”,- shtoi më tej Rozafa.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb