Nga: EDMOND TUPJA

Nuk e kam fjalën për sh qipen, pra për shpendin krenar që figuron në flamurin tonë kombëtar. E kam për gjuhën shqipe, e cila po e sheh veten të dhunuar jo vetëm në shumicën e mediave tona të shkruara e elektronike, por edhe – sigurisht, si mund të ndodhte ndryshe – në gojën e politikanëve tanë. Po, patjetër, po e përsëris, po e nënvizoj e theksoj, si mund të ishte ndryshe! Ç’është e vërteta, që në vitin 1945 kur e konsolidoi ardhjen e saj në pushtet e deri sa u rrëzua pas gati 50 vjetësh, diktatura hoxhiste u përpoq që shqipen, jo vetëm si simbol të kombit në flamur, ta detyronte ta ulte kokën nën peshën e yllit të përgjakshëm bolshevik, por edhe si gjuhë administrative, ta ngrinte duke e futur në kallëpin e ëndërruar e të projektuar nga nomenklatura komuniste.

Vetë diktatori Hoxha, i cili – dhe kjo duhet pranuar – kishte njëfarë talenti letrar – nisi të impononte, falë zellit apo servilizmit të aksh gazetari apo redaktori të shtypit partiak të asaj kohe, shqiptimin sipas mënyrës së vet të kësaj apo asaj fjale ose përdorimin e këtij apo atij togfjalëshi frazeologjik krahinor (si për shembull, “shko e puthu me Millonain”). Kështu, mbaj mend, ndër të tjera, që nisi të thuhej e të shkruhej “magnetofon” në vend të “manjetofon”, “bëj kujdes” në vend të “kam kujdes”, etj., etj., pikërisht siç i shkruante diktatori në fjalë.

Njëkohësisht, propagandistë të niveleve të ndryshme nisën të përdornin edhe fjalë apo shprehje të huaja (kryesisht nga gjuha frënge), siç qe rasti i shprehjes “en bloc” (shqipto an blok), pa e ditur se në frëngjishte fjalët në përgjithësi shqiptohen ndryshe nga ç’shkruhen, prandaj e shqiptonin “en bloc”, pra siç shkruhej në frëngjishte dhe siç e kishte shkruar diktatori Hoxha në ndonjë vepër të tij. jo vetëm në shumicën e mediave tona të shkruara e elektronike, por edhe – sigurisht, si mund të ndodhte ndryshe – në gojën e politikanëve tanë.

Po, patjetër, po e përsëris, po e nënvizoj e theksoj, si mund të ishte ndryshe! Ç’është e vërteta, që në vitin 1945 kur e konsolidoi ardhjen e saj në pushtet e deri sa u rrëzua pas gati 50 vjetësh, diktatura hoxhiste u përpoq që shqipen, jo vetëm si simbol të kombit në flamur, ta detyronte ta ulte kokën nën peshën e yllit të përgjakshëm bolshevik, por edhe si gjuhë administrative, ta ngrinte duke e futur në kallëpin e ëndërruar e të projektuar nga nomenklatura komuniste. Vetë diktatori Hoxha, i cili – dhe kjo duhet pranuar – kishte njëfarë talenti letrar – nisi të impononte, falë zellit apo servilizmit të aksh gazetari apo redaktori të shtypit partiak të asaj kohe, shqiptimin sipas mënyrës së vet të kësaj apo asaj fjale ose përdorimin e këtij apo atij togfjalëshi frazeologjik krahinor (si për shembull, “shko e puthu me Millonain”).

Kështu, mbaj mend, ndër të tjera, që nisi të thuhej e të shkruhej “magnetofon” në vend të “manjetofon”, “bëj kujdes” në vend të “kam kujdes”, etj., etj., pikërisht siç i shkruante diktatori në fjalë. Njëkohësisht, propagandistë të niveleve të ndryshme nisën të përdornin edhe fjalë apo shprehje të huaja (kryesisht nga gjuha frënge), siç qe rasti i shprehjes “en bloc” (shqipto an blok), pa e ditur se në frëngjishte fjalët në përgjithësi shqiptohen ndryshe nga ç’shkruhen, prandaj e shqiptonin “en bloc”, pra siç shkruhej në frëngjishte dhe siç e kishte shkruar diktatori Hoxha në ndonjë vepër të tij.

U përpoq shumë që ta konsolidonte shqipen e shkruar në institucionin e tij si gjuhë administrative të mirëfilltë; në këtë drejtim, i njohur është fakti se ua kthente disa herë rresht shkresat vartësve të tij që t’i përpilonin në shqipe korrekte, si edhe daktilografistëve apo kompjuteristëve që t’i rishtypnin pa asnjë gabim, qoftë edhe thjesht drejtshkrimor. Asokohe, e vlerësova shumë këtë përpjekje të tij në mbrojtje të gjuhës shqipe.

Mirëpo, vlerësimi im u zhvleftësua disa muaj pasi ai zuri postin e Kryeministrit. Në gojën e në penën e tij, fjalët e huaja nisën të zëvendësonin fjalët shqipe; kështu, ai nisi të përdorte fjalën e huaj “memorie” në vend të fjalës shqipe “kujtesë”, si edhe fjalën e huaj “adresoj” jo në kuptimin shqip “drejtoj”, por në atë anglisht, pra “zgjidh”, dhe kjo në fjali të tipit “ky është një problem për t’u adresuar”; nga ana tjetër, ai mori guximin të krijonte fjalë hibride të tilla si, “dakortësohem”, në kuptimin “merrem vesh”, që ka për rrënjë fjalën frënge d’açord (shqipto dakor), e cila përdoret ende në shqipe në shprehjet “jam dakord” e “bie dakord”, pra me “d” në fund dhe jo me “t” si te fjala “dakortësohem”.

O Zot, ç’gabim trashanik në shqiptim, që të kujton gabimin e vartësve të diktatorit Hoxha me shprehjen, gjithashtu frënge, en bloc! Në përfundim të kësaj përsiatjeje të shkurtër, nuk mund të mos e pyes jo vetëm veten e lexuesin tim të paanshëm, por edhe vetë Kryeministrin Rama: Përse kjo dëshirë, thuajse e papërmbajtur, për të lënë gjurmë me çdo kusht jo vetëm në historinë e politikës shqiptare, por edhe në gjuhën shqipe duke përdorur, por pa qenë fare e nevojshme, fjalë e shprehje të huaja? Mos vallë kemi të bëjmë me njëfarë nostalgjie të vagëlluar (gjithsesi të pavetëdijshme, besoj) për mënyrën se si funksiononte mendja e diktatorit Hoxha për t’iu imponuar edhe në të shprehur popullit të tij?/Panorama

Nga ana tjetër, çfarë përfitimi i sjell Shqipërisë sonë çmendurisht demokratike, ndonëse në pikë të hallit përballë varfërisë, korrupsionit e trafikut të drogës, hapja nga ana e kreut të qeverisë e ekspozitave vetjake me piktura, sado gjeniale qofshin ato, nëpër Europë? A nuk do të ishte më e hijshme për një Kryeministër t’i linte këto veprimtari artistike për më vonë, pra pasi të kishte hequr dorë – me nder mundësisht – nga politika me prapaskenat e allishverishet e saj të pashmangshme?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: