MOSKË- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se bota e njohur referendumin pa mbajtur referendum. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” Putin shtroi pyetjen se theksoi se ‘Nëse njerëzit në Kosovë kanë të drejtë për vetëvendosje, pse njerëzit në Krime nuk kanë Rusia ka respektuar të drejtën ndërkombëtare në rastin e aneksimit të Krimesë.’

Në konstatimin e gazetarit se paraprakisht qeveria serbe ka zhvilluar luftë kundër shqiptarëve të Kosovës dhe se ka dëbuar qindra mijëra persona dhe se ky është ndryshimi në raport me Krimenë, Putin thotë se është fakt se ka pasur luftë të gjatë në të cilën Serbia e Beogradi janë bombarduar dhe sulmuar me raketa. “Ky ka qenë intervenim ushtarak i Perëndimit dhe i NATO-s kundër asaj që kishte mbetur nga ish- Jugosllavia”, ka thënë ai dhe ka pyetur: “Nëse njerëzit në Kosovë kanë të drejtë për vetëvendosje, pse njerëzit në Krime nuk kanë?”, tha ai.

Putin ka thënë se shumica e qytetarëve të Krimesë ka votuar për bashkim me Rusinë. “E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet. Kjo ka ndodhur në rastin e Krimesë. Sipas Kartës së KB-së, çdo popull ka të drejtë në vetëvendosje”, ka thënë Putin. “Kosova e ka shpallur pavarësinë dhe e gjithë bota e ka pranuar, e cila ka qenë arsyeja e kësaj? Ka qenë vendimi i Parlamentit? Atje madje nuk ka pasur as referendum”, ka theksuar Putin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: