MOSKË- Një marshim u mbajt sot në qendër të Moskës në mbështetje të ish-liderit opozitar në Rusi, Boris Nemtsov, i cili dy vite më parë u qëllua për vdekje në Kremlin.

RT shkruan se autoritetet policore pohuan se në protestë morën pjesë rreth 5 mijë persona, ndërsa sipas organizatorëve numri i pjesëmarrësve ishte 15 mijë. Me sllogane ‘Rusia duhet të çlirohet’ dhe ‘Putin është luftë’ protestuesit kujtuan liderin e tyre.

Marshimi nisi rreth orës 14:00 dhe zgjati për gati 2 orë. Pjesëmarrësit marshuan nga Bulevardi Strastnoy, deri në Akademinë Saharov, në qendër të Moskës. Ata gjithashtu vendosën lule në ‘Bolshoi Moskvoretsky Bridge’, ku u vra Nemtsov. Ihs-opozitari Nemtsov, ishte kritik i Presidentit Vladimir Putin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: