Arrestimi i ish-kryeministrit te Kosovës Ramush Haradinaj dhe izolimi i tij ne France tashmë nuk është një problem as i shqiptareve e as i Francës, por një çështje botërore. Për arrestimin e tij ka pasur reagime nga SHBA-të, Bruseli, Gjeneva, nga OKB, nga NATO e  Interpoli. Reagime ka pasur edhe nga Moska zyrtare, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Ruska Gazete (RG): Haradinaj agjent i perëndimit dhe bashkëpunëtor i SHBA-ve 

Image

“Kosova nuk mund të jetë për të mësuar..” ka thëne  presidenti rus Vladimit Putin.  Vladimir Putin i është përgjigjur deklaratës së Ramush Haradinaj, qe sipas mediave ruse “nuk ka vend për serbët në Kosovë..”,.

Lidhur me ketë presidenti rus Putin ka kritikuar ashpër  Haradinaj për çka pohuar se “nuk mund të ketë vend për njerëzit në Kosovë, qe i përkasin vendit te tyre. Kosova është Serbi dhe Ramush Haradinaj është qytetar i Serbisë.. ”

Ndryshe gazeta me e madhe ruse ne Moske Ruska Gazete (RG)  ka  hedhur  një shkrim ne faqen   parë  me titull: Çfarë fshihet pas arrestimit të politikanit te madh shqiptar  Ramush Haradinaj .

“Arrestimi i ish-komandantit të fushës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish buzë kryeministri Ramush Haradinaj të panjohur në Francë ka shkaktuar rritjen e tensioneve etnike në Ballkan. Ky konsiderohet hero  kombëtare dhe luftëtar i lirisë, kurse disa e akuzojnë si  një kriminel lufte. Haradinaj, një agjent i Perëndimit dhe mekanizm i saj efektiv në bomabrdime te Serbise dhe  kapitullimine  saj.” ka shkruar sot kjo gazeta ruse.

Do theksuar se qe nga arrestimi Haradinjt nga Franca ruset dhe mediat e Moskës Haradinajn e quajnë here si agjent te NATO-s e here si agjent te perëndimit, bashkëpunëtor i SHBA-ve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb