MOSKE – Kriza e Ukrainës u shkaktua nga Perëndimi, është shprehur Presidenti rus Vladimir Putin ndërkohë që po punon mbi propozimet franko-gjermane për t’i dhënë fund luftimeve ndërmjet qeverisë së Ukrainës dhe rebelëve pro-Rusë.
“Vendet perëndimore i kanë thyer premtimet për të mos e zgjeruar NATO-n dhe detyruar vendet të zgjedhin ndërmjet saj dhe Rusisë,” – tha Putin për një gazetë egjiptiane.
Komentet e tij kanë ardhur pas shpresave të reja për një marrëveshje paqeje të mërkurën që vjen. Rusia i mohoi akuzat për dërgimin e trupave dhe furnizimin e rebelëve pro-Rusë në Ukrainë.
Luftimet në Ukrainën lindore kanë marrë jetën e më shumë se 5300 personave dhe kanë larguar 1.5 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre.
(ar.sh/BalkanWeb)