RUSI– Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut janë “të padobishme”.

Ai tha se verikoreanët “janë të gatshëm të hanë barë, por jo të heqin dorë nga programi i tyre bërthamor”.

Koreja e Veriut ka kryer të dielën provën e fundit me bombë bërthamore.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë të hënën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se do të hartojnë një rezolutë të re, për sanksione më të ashpra kundër Phenjanit.

Putin po ashtu tha se rritja e “histerisë ushtarake” mund të çojë në katastrofë globale.

Ai tha se diplomacia është përgjigjja e vetme.

Kina, aleati kryesor i Koresë Veriore, gjithashtu ka kërkuar kthimin në negociata.

Ndërkohë, ambasadori verikorean në OKB, Han Tae-song, tha se “masa e fundit vetëmbrojtëse” e vendit të tij ka qenë “dhuratë për SHBA-në”.

“SHBA do të marrë dhurata të tjera nga vendi im për aq kohë sa bën provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për të ushtruar presion mbi Republikën Popullore Demokratike të Koresë”, tha Han.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: