Lufta e fjalëve që po zhvillohet mes Rusisë dhe Britanisë për helmimin e ish-spiunit rus po vijon të bëhet edhe më e nxehtë. Ishte politikani anglez Boris Johnson i cili akuzoi sot liderin e Kremlinit, Vladimir Putin se ai personalisht ka urdhëruar sulmin me agjent nervor në Salisbury të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij  Yulia.

Kremlini nga ana tjetër u përgjigj në mënyrë të menjëhershme duke i quajtur “shokuese dhe të pafalshme” këtë deklarata të bëra nga Sekretari i Jashtëm.

spiun-1

Shkëmbimet e fjalëve erdhën menjëherë pasi Rusia paralajmëroi pezullimin e diplomatëve britanikë në vend nëse vijohet me të tilla sulme verbale.

“Sherri ynë është me Putin, dhe vendimin e tij, e gjithashtu besojmë se ka shumë gjasa që ta ketë dhënë ai vetë urdhrin për sulmin me agjent nervor në rrugët e Britanisë dhe të Europës për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore,” tha Johnson më parë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: