Guido dhe Rita Gasser kanë përshkruar më shumë se 17 mijë kilometra me biçikletë për të asistuar live në garat e djalit të tyre Mischa, që merr pjesë në Lojërat Olimpike të PyeongChang në freestyle.

Ata janë nisur në marsin e kaluar, pothuajse një vit më parë, nga Zvicra. Pasi kanë kaluar në 20 Vende kanë mbërritur në Korenë e Jugut katër ditë përpara garave të Mischia.

Gjatë rrugës nuk kanë munguar të papriturat: ’Për shkak të pamundësisë, nga Kazakistani nuk kishim mundësi të hynim në Kinë, kështu që morën një avion për të shkuar në juglindjen aziatike’, ka shpjeguar babai Guido për mediat lokale.

’Më pas morëm një tjetër avion për në Seul, nga ku filluar përsëri rrugëtimin’. Një nga vështirësitë më të mëdha ishte kalimi në autostradën e Pamir, në Azinë Qëndrore: ’Arritëm rreth 4750 metra mbi nivelin e detit. Ajri ishte mbytës dhe mungonte ushqimi i mirë, duke na e bërë situatën shumë të komplikuar’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb