Janë luajtur 2 ndeshjet e para të mbrëmjes për raundin e 5 të fazën në grupe të “Uefa Champions League”.

Qarabag-u i Ansi Agollit është mundur thellë në shtëpi nga Chelsea e cila me këtë fitore merr përkohësisht vendin e parë në grup. Londinezët triumfuan me shifrat 0-4 falë golave të Hazard, Fabregas dhe 2 herë William.




Ndeshja tjetër e këtij grupi mes At. Madrid dhe Roma-s luhet në “Wanda Metropolitano” në orën 20: 45.

Renditja e Grupit C

 

grupi c

 

Ndeshja tjetër e orës 18:00 mes CSKA Moscow dhe Benfikës është mbyllur me fitoren e rusëve me shifrat 2-0. Golat që vulosën takimin u shënuan nga Schennikov dhe një autogol. Ky trepikësh është një fitore për rusët që ka edhe aromën e kualifikimit për turin tjetër për fazën me eliminimin direkt.

Me gjasë ndalesa e Bazel sonte kundër Manchester United dhe 1 pikë e rusëve kundër anglezëve në ndeshjen e fundit do t’i kualifikojë ata në 16 skuadrat më të mira.

Renditja e Grupit A

 

grupi a

 

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb