ELBASAN- Qarku i Elbasanit është përfshirë prej disa ditësh nga reshje të dendura dëbore, të cilat gjatë natës kanë pasur intensitet më të madh.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se edhe brenda në qytet reshjet e borës, nga ora 03:00-03:30, ndërsa pjesën më të madhe të qarkut e ka zbardhur. Ndërkohë, borë ka rënë edhe brenda në qytetin e Prrenjasit e Librazhdit, duke krijuar kështu probleme në qarkullimin e mjeteve në aksin Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë. Kujtojmë se pas apelit të policisë, në këtë aksi kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

‘BalkanWeb’ mëson se një pjesë e madhe e rrugëve kryesore rurale në fshatrat malorë të bashkive Prrenjas, Librazhd, Gramsh dhe Elbasan janë të pakalueshme. Duke mos mjaftuar kjo situatë, nga moti i keq është dëmtuar rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike, ndërsa probleme shfaqet edhe situata në disa shkolla të fshatrave malore ku nuk zhvillohet dot procesi mësimor.

boreee

ok bore
b ore ok

bore librazhd
1dc052a6-8bd1-4e3c-88e1-f51b2a2b1c1c

2a129e8a-912f-489b-ac20-a34a8b79fb35

94eb7a65-c346-4e4d-a6ce-534f7fb70720
08c82e5c-5e26-4227-8d6b-947518ce18cf

19d5e8cc-63e1-4844-a7ec-d7e71bfb56c6

librazhd
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb