ZVICËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Zvicër, ku dy persona kanë mbetur të vdekur. Ngjarja në fjalë është regjistruar jashtë një banke në Zurich të Zvicrës.

Siç shihet në foto, dy personat janë të shtrirë në tokë, ndërsa policia e Zyrihut tha se situata është nën kontroll.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një sulm të mundshëm terrorist, ndërsa forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: