Dëshira për të patur flokë të gjatë e të shëndetshëm, shtyn femrat që të përdorin produkte e maska nga më të ndryshmet. Por jo shumë persona e dinë, që lëngu i qepës së kuqe ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve, dhe ndikon në rritjen e tyre.

Qepa e kuqe është e pasur me sulfur, i cili krijon kolagjenin që është faktor kryesor i rritjes së flokëve, dhe nisur nga kjo shumë femra të Hollywood-it kanë përdorur këtë maskë.

Dermatologët kanë zbuluar se përdorimi i lëngut të qepës së kuqe redukton rënien e flokëve deri në 87 % ndërsa nuk ka asnjë efekte negative anësore për flokët dhe lëkurën e kokës.

Por si ta përgatisni recetën
Shtrydhni lëngun e katër qepëve të kuqe, dhe lëngut të përftuar shtojini një lugë mjaltë dhe përziejeni mirë. Pastaj masazhoni kokën me këtë lëng dhe lëreni të qëndrojë rreth gjysmë ore. Nëse nuk ju pengon aroma, mund ta mbani rreth një orë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: