TIRANE- Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar lidhur me qeverinë e re që do të prezantojë sot kryeministri Edi Rama.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Paloka e krahësoi Ramën me Caliguan, perandor i Romës së lashtë. Mes të tjerash ai ndërsa ironizoi Ramën, ndërsa theksoi se kryeministri do ia kalojë edhe Caligula-s.

MESAZHI I PALOKËS
Qeveria e Rames dhe Caligula…Per ata qe jane kurioz se ke do te caktoj Rama ministra nen drejtimin e tij
Caligula ka qene nje nga perandoret e Romes se lashte i njohur per mizorine dhe cmendurine e tij. Nje nga bemat me te njohura te tij eshte “emerimi” i kalit te tij senator te Romes.
Jam i bindur qe Rama do e kaloje Caligulen me ata qe do emeroj ministra.
Caligula beri kalin senator, ky…
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: