SERBI-Lista Serbe ka vendosur për emrat e ministrave të vet që do të udhëheqin me tri ministri në Qeverinë e Kosovës që do ta drejtojë Ramush Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Medie lokale serbe në veri të Mitrovicës kanë zbuluar se me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal do të udhëheq Ivan Teodosijeviq, i cili ka udhëhequr me këtë ministri edhe në mandatin e kaluar, ministër për Kthim dhe Komunitete do të jetë Dalibor Jevtic, i cili në tri mandate ka drejtuar këtë ministri, ndërsa ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Nenad Rikallo, aktualisht anëtar i KQZ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: