Pas kushteve të shumta të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pas diskutimeve të fundit në lidhje me vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta lejuar këtë vizitë, për vetëm tri orë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një konference për shtyp të mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.

Hoxhaj ka deklaruar se ka qenë vendim i vështirë për Qeverinë, sidomos pas provokimeve të fundit të Serbisë. Por vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë siç janë Gjermania dhe Bashkimi Evropian.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb