TIRANE-Qeveria nxori sot për shitje kompaninë e Sigurimeve “INSIG” sh.a. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Qeveritare njoftoi tenderin për shitjen e 100 % të paketës së aksioneve për “INSIG” sh.a. Kompania vjen për rishtje të paktën pas katër dështimesh. Vlera e 100 % e aksioneve të shoqërisë “INSIG” sh.a është përcaktuar 15,305,000 (pesëmbëdhjetë milion e treqind e pesëmijë) Euro e konvertuar në lek, me kursin e këmbimit të datës së publikimit të “Ftesës për ofertë” datë 25.01.2016.

Forma e shitjes së Shoqërisë “INSIG” sh.a . Tiranë, do të jetë tenderi i hapur, mbështetur ne VKM nr. 529 datë 21.08.1998 “Për procedurat e tenderimit të paketave të aksioneve të shoqërive tregtare që zotërohen nga shteti” i ndryshuar, si dhe VKM nr. 546 datë 18.06.2015 “Për caktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të aksioneve të Shoqërisë Insig sha”.

Procedurat e tenderit do te relizohen sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 529 datë 21.08.1998 “Për procedurat e tenderimit të paketave të aksioneve të shoqërive tregtare që zotërohen nga shteti” i ndryshuar.

Afati dhe pagesa
Tërheqja e dokumentacionit bëhet në Ministrinë e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, çdo ditë nga data 26.01.2016 deri me datën 09.03.2016, nga ora 10.00 – 15.00 në këtë adresë”. Mininstria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike .

Kandidatët e interesuar brenda afateve të përcaktuara në pikën 1, kundrejt dokumentit origjinal që vërteton pagesën e shumës së përcaktuar 10 000 (dhjetëmijë) lekë, me përshrkrimin “Për blerje dokumentacion tenderi të shoqërisë “INSIG” sh.a. mund të tërheqin dokumentacionin e tenderit. Pagesa bëhet pranë bankave të nivelit të dytë pasi të jenë pajisur me formularin e pagesës. Ky çmim mbulon kostot aktuale të kopjimit dhe shpërndarjes së Dokumetave tek Ofertuesit. Ofertuesit e interesuar kanë të drejtë të kontrollojnë Dokumentat para blerjes së tyre.

Kandidatët e interesuar mund të tërheqin dokumentacionin e mëposhtëm:
Listën e pasurive të paluajtshme të shoqërisë tregtare dhe informacionin për satusin juridik të tyre;
afatet dhe kushtet e shitjes, duke përfshirë aplikimin e metodave të pagesës dhe një sistem
të mundshëm të kërkesave lidhur me politikën e biznesit, politikën e punësimit dhe zhvillimit, etj., garancitë e nevojshme dhe sanksionet në lidhje me detyrimet;

vendi ku drejtohen pyetjet në lidhje me tenderin dhe mundësitë për sigurimin e informacionit shtesë;
specifikime për garancinë e tenderit dhe përcaktimi i afatit përfundimtar të vlefshmërisë së ofertës;
bilancet për 3 vitet e fundit të aktivitetit të shoqërisë;
vlerën e paketës së aksioneve të shoqërisë tregtare që ofrohet në tender;
materialin informativ përmbledhës me të dhënat kryesore të shoqërisë tregtare që privatizohet;
të dhënat për shitjen:
– madhësia e paketës për shitje;

– vlera e kapitalit themeltar të shoqërisë;

j) procedurat e vlerësimit të dokumentacionit dhe kriteret përkatëse me konsiderata të veçanta
për sa më poshtë:

– koha dhe vendi i hapjes së ofertave;

– përcaktimi i kohës për vlerësimin e ofertave;

– mënyra dhe vendi i shpalljes së rezultateve të tenderit;

k) lista përmbledhëse e dokumentacionit të ftesës për tender dhe anekset.
Ruajtja e Konfidencialitetit

Kandidati për tender do të trajtojë në mënyrë konfidenciale përmbajtjen e ofertave deri në përfundim të kontratës së shitjes.
Ministria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike ka të drejtë ta quaj ofertën e kandidatit përkatës të pavlefshme dhe ta anullojë atë, nëqoftëse kandidati apo ndonjë person tjetër, përfaqësues i tij, dhunon konfidencialitetin lidhur me tenderin.
Ministria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike do të ruaj konfidencialitetin e përmbajtjes së ofertave të kandidatëve deri në përfundimin e tenderit dhe nuk do të japë informacion lidhur me përmbajtjen e tyre.
Ministria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, do ti përdorë ofertat vetëm për vlerësim. Nëse ato do të duhet të përdoren për qëllim tjetër, të dy palët duhet të bëjnë një marrveshje të veçantë.
Informacioni shtesë do të jepet në këmbim të një deklarate me shkrim për ruajtjen e konfidencialitetit për dokumetacionet e tërhequra.

Organizimi i tendirit dhe ofertat

1.Kandidatët e interesuar ditën e Enjte, datë 10.03.2016 në orën 10.00, do të paraqesin dorazi ofertat e tyre në Ministrinë e Financave Tiranë, para komisionit të vlerësimit të ofertave. Oferta duhet te jetë në 5 (pesë) kopje ne zarf të mbyllur, e vulosur pa emrin e kandidatit në pjesën e jashtme të zarfit. Nuk lejohet që në zarf të paraqitet me shumë se një ofertë. Cdo faqe e pesë kopjeve të ofertes duhet të ketë firmën origjinale të kandidatit (ose te autorizuarit prej tij).

Dokumentacioni i paraqitur në ofertë duhet të jetë në gjuhën shqipe ndërsa për investitorët e huaj edhe në anglisht.
Çdo kandidat do të paraqesë vetem një ofertë. Oferta e dhënë nga secili kandidat nuk do të pranohet në rastin kur ajo është e lidhur me oferta të dhëna nga kandidatët e tjerë pjesmarrës në tender.
Oferta e paraqitur nga kandidati duhet te permbajë:
deklaratën me anë të së cilës kandidati angazhohet për:
– pranimin e kushteve të përcaktuara në ftesën për tender;
– marrjen përsipër të detyrimeve dhe shërbimeve që rrjedhin nga pranimi;
– pagimin e çmimit të paraqitur në ofertë, sipas kontratës me Ministrinë e
Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike
Vendimin e regjistrimit ne regjistrin ose aktin publik qe verteton regjistrimin e tyre si te tille ne vendin e origjines;
Dokumentin bankar që vërteton ngrirjen, për periudhën deri në nënshkrimin e kontratës së shitjes të pagesës paraprake në lekë ose garanci bankare me vlerën 30.000.000 ( tridhjetë milion ) lekë që ofrohet për tender, në datën dhe mënyrën e specifikuar në ftesën për tender. Kjo shumë ngrihet për llogari të Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, pranë Ministrisë së Financave.
Dokumenta referencash nga institucione bankare dhe financiare, klient i të cilave është kandidati.
Dokumenta lidhur me përvojën e tyre në treg, besueshmërinë apo profilin , elemente këto që kanë të bëjnë me vlerësimin e kredencialeve të ofertuesit kandidat për blerje.
Çmimin e ofruar per blerje. Çmimi i ofruar për blerje kërkohet të jetë vetëm në lekë.
Planin e bisnesit. Në të duhet të pasqyrohen mendimet e kandidatit mbi veprimtarine aktuale si dhe ndryshimet e mundshme. Plani i biznesit duhet të reflektoje investimet që do të kryhen si edhe çdo çështje tjetër që konsiderohet e rëndësishme nga kandidati.
Bilancet kontabel te audituar të paktës për tre vitet e fundit.
Raportet e auditoreve per tre vitet e fundit.
Listën e permbajtjes së dokumentacionit të ofertës me fletët përkatës;

Oferta duhet të tregojë qartë dhe pa keqkuptime që kandidati pranon të mbajë ofertën e tij të vlefshme nga momenti i dorëzimit të saj para komisionit të vlerësimit të ofertave sipas afatit të parcaktuar në këtë ftesë per tender deri në momentin e nënshkrimit te kontratës.
Dorezimi dhe hapja e ofertave bëhet konform kërkesave te VKM VKM nr. 529 datë 21.08.1998 “Për procedurat e tenderimit të paketave të aksioneve të shoqërive tregtare që zotërohen nga shteti” i ndryshuar, si dhe VKM nr. 546 datë 18.06.2015 “Për caktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të aksioneve të Shoqëriusë Insig sha”. Kandidati dorezon dorazi oferten ne zarf tek punonjesi i arkiv protokollit sipas percaktimit te bere ne kete ftese ne prani te Komisionit te Vleresimit te Ofertave.
Shpenzimet për përgatitjen e ofertave dhe përfshirjen e kandidatit në tender, përballohen nga pjesmarrësit në tender, pavarësisht nga vlefshmëria e ofertave dhe suksesi ose dështimi i tenderit.

kalendariinsig

Kriteret për pjesmarrje, kualifikim dhe vlerësim të ofertës
Autoriteti kualifikon në procedurat e tenderit çdo kandidat ose ofertues vetëm kur paraqet:

a) Formularin e sigurimit të ofertës për shumën dhe vlefshmërinë e kërkuar në dokumentet e tenderit;
b) Vendimin e regjistrimit në regjistrin ose aktin publik që vërteton regjistrimin e tyre si të
tillë në vendin e origjinës/ose Ekstraktin e rregjistrimit në rregjistrin tregtar për subjektin;
c) Dokument referencash nga institucionet bankare dhe financiare.

Të gjitha dokumentat e kërkuara duhet të jenë lëshuar nga Autoritetet përkatëse jo më vonë se 3 muaj nga data e hapjes së ofertave.

d) Kandidati duhet te paraqesë vetëm një ofertë. Oferta duhet të përmbajë deklaratën me anë të të cilit kandidati angazhohet për : pranimin e kushteve të përcaktuara në ftesën për tender, marrjen përsipër të detyrimeve dhe shërbimeve që rrjedhin nga pranimi dhe shumën për çminin e ofertuar dhe alternativat e tij.
Kandidati/ofertuesi i huaj duhet të vërtetojë se i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër (Nëse dokumentat e sipërpërmendur nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës, atëherë mjafton një deklaratë me shkrim). Sipas rastit, Institucioni Përgjegjës mund investigojë nëse këto vërtetime lëshohen apo jo nga institucionet përkatëse në vendin e origjinës, dhe në rast se konstaton zyrtarisht se në shtetin e origjinës egziston një institucion i cili mund të lëshoj dokumenaticionin e mësipërm administrativo-ligjor, i cili është paraqitur nga ofertuesi i huaj në formën e vetëdeklarimit, atëherë Komisioni do të quaj të pavlefshëm dokumentin vetëdeklarues të paraqitur.

Autoriteti, kur kërkohet informacion për ofertuesin rezident në një shtet të huaj,
mund të kërkojë bashkëpunimin e autoriteteve përkatëse.

insigtabele

Garancite

Kushti i garancisë së tenderit do të kthehet në rast se:
– ftesa për tender është anuluar;

– dokumentet e paraqitura për oferte janë të pavlefshme;

– pjesëmarrësi nuk është fitues i tenderit;

– kontrata nuk është e përfunduar, për shkaqe për të cilat Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, pranë Ministrisë së Financave është përgjegjëse.

2. Kushti i garancisë së tenderit nuk do të kthehet në rast se:

– në pajtim me ftesën për tender ajo është transformuar në një siguri suplementare për

garantimin e përfundimit të kontratës;

– anulohet nga kandidatët oferta e paraqitur në tender gjatë periudhës së vlerësimit të ofertave;

– kandidati është gjetur përgjegjës për moslidhjen e kontratës;

– kontrata nuk është përfunduar për çdo arsye që bie ndesh me interesat e kandidatëve të

tjerë pjesëmarrës në tender.


(d.b/Monitor/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: