TIRANE- Një ditë para seancës së parë të sesionit të ri parlamentar ku pritet të votohet qeveria “Rama 2” dhe kreu i ri i Kuvendit Gramoz Ruçi, Lëvizja Socialiste për Integrim që tashëm ka dalë në opozitë e ka marrë vendimin se si do votojë.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili në një prononcim për mediat është shprehur se LSI do të votojë kundër Gramoz Ruçit si kryetar i Parlamentit.

19 deputetët e grupit parlamentar të LSI-së pritet të ngrenë kartonin e kuq edhe qeverinë “Rama2”.
“Vota jonë do të jetë kundër Ruçit si Kryetar i Parlamentit. Nuk e votojmë qeverinë “Rama 2”. Qeverinë “Rama 2” nuk e kanë votuar 80% e shqiptarëve” deklaroi Vasili.

Ndërkohë që ende nuk dihet qëndrimi që do mbajë partia më e madhe opozitare në vend, ajo demokratike.

Kryetari i saj Lulzim Basha ka thirrur sot grupin parlamentar, aty ku do vendosin edhe për aksionin e ri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: