Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit të Maqedonisë është një zhvillim shumë pozitiv për rajonin e Ballkanit, por ky është vetëm fillimi.

Deri në fund të procesit duhet të përmbyllen pesë hapa, të cilat kërkojnë një konsensus politik në të dyja vendet, shkruan INA.

Deri në fund të vitit 2018, Parlamenti i Maqedonisë duhet ta aprovojë marrëveshjen në fjalë, të cilën duhet ta ratifikojë presidenti i vendit. Në këtë proces Greqia duhet t’i dërgojë letër përfaqësive të NATO-s dhe BE-së për ta dhënë aprovimin e saj që lejon anëtarësimin e Maqedonisë në këto organizata.

Pastaj në vijim Maqedonia duhet të organizojë një referendum që pritet të jetë një test i rëndë për qeverinë Zaev-Ahmeti.

Marrëveshja gjithashtu parashikon ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe në fund parashikoet që edhe Parlamenti grek ta ratifikojë këtë dokument. Nëse gjithcka shkon sipas planit, Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO, si dhe do të afrohet drejt anëtarësimit në BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb