Kapakë të albumit “Sgt Pepper’s”, fotot origjinale të albumit “Abbey Road”, letra të nënshkruara nga “Beatles”.

Shtëpia e ankandeve “Drouot” do të nxjerrë nesër në ankand qindra pjesë të një koleksionuesi francez, fans i grupit mitik nga Liverpuli.

“Mbi kapakët shoqërues të diskut të parë “Sgt Pepper’s”, duhej të ishte Mahatma Gandhi, por producenti i EMI-t, Joseph Lookwood, nuk dëshironte të kishte probleme me indianët”, thekson koleksionuesi, Jacques Volcouve, i cili vuri në shitje 11 nga fletët shoqëruese në edicionin final, i njohur për galerinë e personazheve që shfaqeshin pas grupit.

Një pjesë u vlerësua rreth 10-15 mijë euro.

Fotografi Ian MacMillan, i thirrur për të bërë kapakun shoqërues të “Abbey Road” (1969), ku shihet grupi duke kaluar rrugën në një rrugë këmbësorësh, do të bënte gjashtë foto.

Pesë tirazhe nuk ishin të sukseshme, sepse “Beatles” nuk ecnin me të njëjtin ritëm. Këto tirazhe janë vlerësuar rreth 10-15 mijë euro.

Dy kapakë shumë të rralla të 33 tureve “The Beatles Yesterday and Today”, publikuar vetëm në SHBA, në vitin 1966, janë vlerësuar 3-6 000 euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: