DURRËS- Me qindra studentë të diplomuar për vitin akademik 2014- 2015 në sistemin “Bachelor” në Universitetin Aleksandër Moisiu, por edhe qindra të tjerë, të diplomuar në dy vitet e fundit në sistemin Part Time, nuk janë pajisur me kartonët e diplomave të tyre, pavarësisht se e kanë përfunduar diplomimin. Rektori i universitetit të Durrësit, Mithat Mema, deklaroi se kjo situatë vjen si pasojë e procedurave burokratike të Ministrisë së Arsimit, e cila nuk bën regjistrimin në kohë të diplomave të studentëve.

Si zgjidhje studentëve ju mbetet vetëm të marrin vërtetime që kanë përfunduar fakultetin në Durrës, në mungesë të diplomës. Sipas rektorit këto vërtetime do t’ju njihen nga Universitet e tjera në vendin tonë, pasi të gjithë universitet kanë të njëjtin problem me dhënien e diplomave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: