Nga: ZONJA VJOLLCA
1 kuti qiqra
4 lgj vaj ulliri
4 qepë të vogla të kuqe
3 thelpinj hudhër
1 spec djegës
3 speca të kuq
2 karrota, 300 gr patate
1 kuti domate të copëtuara
100 gr domate qershi
1 litër koncentrat perimesh
150 gr djath të bardhë
Kripë, piper i zi, kumin
Koriandër, nenexhik, majdanoz

Fillimisht kullojmë dhe shpëlajmë qiqrat. Qepën e zhveshim dhe e grijmë atë imët së bashku me hudhrat. Karrotën e presim në feta rrumbullake së bashku me specat. Patatet i qërojmë dhe i presim në kubikë me brinjë 1.5 cm. Ngrohim vajin në një tenxhere kaurdisim qepën bashkë me hudhrat për 3 minuta duke shtuar më pas specat, karrotat dhe patatet. I kavardisim perimet për 3 minuta në temperaturë të lartë duke shtuar më pas specin djegës dhe erëzat e tjera. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit, shtojmë më pas domatet e copëtuara të kutisë dhe lëngun e perimeve. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për 10 minuta. Pas 10 minutave shtojmë qiqrat dhe domatet qershi të prera në gjysma dhe e lemë gatimin të ziejë dhe për 5-10 minuta të tjera. E lemë pak të ajmakoset dhe e servirim të ngrohtë spërkatur me majdanoz të grirë imët dhe djath të bardhë të thërrmuar.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb