Nga: ZONJA VJOLLCA*
400 gr qiqra
400 gr fileto pule
2 kokrra qepë të kuqe
1 kuti domate salce
700 ml koncentrat perimesh
2 lgj salcë speci
4 lgj vaj ulliri
1/2 lëng limoni
Kripë
Piper i zi
Majdanoz ose koriandër

Fillimisht kullojmë qiqrat dhe i shpëlajmë ato me ujë të ftohtë. Fileton e pulës e lajmë dhe e thajmë me letër dhe më pas e presim në feta të holla.
Në një tenxhere me vaj vendosim fillimisht mishin dhe e kaurdisim për 2 minuta, më pas shtojmë qepën të prerë në feta, kripë dhe piper të zi. Vazhdojmë kaurdisjen e mishit të pulës bashkë me qepën për 3 minuta. Më pas shtojmë në tenxhere salcën e domates, salcën e specit, qiqrat dhe koncentratin e perimeve. I lemë të ziejnë në zjarr të ulët për 10 minuta. E rregullojmë gatimin me kripë, piper, lëng limoni dhe në fund para se ta servirim shtojmë gjethet e majdanozit të grira hollë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: