Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr spinaq
300 gr gjizë pa kripë ose kos i kulluar
1 thelpi hudhër
2 kokrra vezë
2-3 lgj peksimadhe
2 lgj miell
4 lgj vaj ulliri
1 tufë qepë të njoma
Kripë, piper, arrë moskat
Erëza sipas dëshirës
Finok për shoqerim

Fillimisht presim finokun në shirita të hollë dhe e marinojmë me mustardë, vaj ulliri, uthull, kripë dhe piper. Në një tas vendosim gjizën pa kripë duke e kulluar mirë që të mos ketë fare lëng. Shtojmë më pas në tasin me gjizë hudhrën, arrën moskat, peksimadhen, kripën, piperin e zi dhe një kokërr vezë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit së bashku duke shtuar në fund spinaqin e grirë hollë. Sipas dëshirës mund ti vendosim qofteve erëza të ndryshme si dhe pak qepë të njomë. Me duar të lagura formojmë qofte në madhësi mesatare, i kalojmë pak në miell dhe më pas i vendosim të skuqen në temperaturë mesatare sa të marrin një ngjyrë kafe të çelët dhe më pas i servirim shoqëruar me finokun e marinuar me mustardë.
(er.cu/vila/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: